Dortmund e hapur ta shesë Jadon Sanchon-n, dy klube angleze në ‘pole’

Merkato dimërore sapo ka mbyllur dyert, por disa skuadra tashmë po mendojnë për atë të verës, një e tillë është Borussia Dortmund.

Me një deficit prej 75 milion euro, klubit gjerman i duhet të shesë disa  prej lojtarëve në merkaton e ardhshme për të balancuar të ardhurat. Emri i një prej lojtarëve që pritet të largohet, është zbuluar.

Sipas informacioneve të “Sport1” , drejtuesit e klubi të Dortmund po mendojnë që të shesin Jadon Sanchon-n në merkaton e ardhshme.

Sipas media-s gjermane, dy klube angleze janë të interesuara për futbollistin 20 vjeçar. Bëhet fjalë për Chelsea dhe Manchester United. Lidhur me Erling Braut Haaland, Sport1 raporton se norvegjezi nuk do të jetë në shitje.