‘4 Shkurti, dita ndërkombëtare kundër Tumoreve’, mjeku: Patollogji në rritje edhe në Shqipëri!

Mjeku i njohur onkolog Henrik Zotaj ka kujtuar '4 shkurtin, si dita ndërkombëtare kundër Tumoreve', duke bërë apel për vetëdijësimit dhe edukimit mbi sëmundjen.

‘Kjo dite, ka si qellim te bashkoje popullaten dhe profesionistet ne luften kunder kancerit dhe te shpetoje miliona jete njerezish’, shkruan Zotaj në Facebook.

Gjthashtu mjeku ka theksuar se tumoret, janë patollogji në rritje edhe në Shqipëri.

Postimi i plotë i Henrik Zotajt:

4 Shkurti, dita nderkombetare kunder Tumoreve.

Kjo dite, ka si qellim te bashkoje popullaten dhe profesionistet ne luften kunder kancerit dhe te shpetoje miliona jete njerezish.

Kjo mund te behet nepermjet vetedijesimit dhe edukimit mbi semundjen, si dhe te ndikoje te individet per te bere kontrollet periodike per parandalimin dhe zbulimin e hershem te kesaj semundjeje.

Mbi 9  milion njerëz ne bote, humbin "betejen" çdo vit nga kanceri.

Ky numer parashikohet të dyfishohet në vitin 2030.

 Tumoret, patollogji ne rritje edhe ne Shqiperi.!

Kanceri është një nga sëmundjet më të përhapura në të gjithë botën,

Ne Shqiperi patologjite tumorale, jane shkaktari i dyte i mortalitetit, pas semundjeve kardiovaskulare.

Shqiperia rezulton te kete mbi 7500 raste te reja ne vit..shifer relativisht e larte duke u nisur nga numri i popullsise!

Tipologjia me e shpeshte mbetet Kanceri i gjirit te femrat me mbi 700 raste te reja ne vit dhe

Kanceri i pulmonit te burrat, me mbi 800 rase te reja ne vit.

Nderkohe qe rritje ka patur vitet e fundit edhe Kanceri Colorectal, si dhe Kanceri i qafes se mitres..

Moshat me te prekura, nga tumoret ne Shqiperi mbetet moshat 46 deri 64 vjec.

Nderkohe qe problemi kryesor ne 10 -15 vitet e fundit ne Shqiperi, mbetet ulja e moshes mesatare e te diagnostikuarve me tumore malinje.(kancer)

Faktoret ndikues ne rritjen e numrit te tumoreve.!

Patologjite tumorale sjellin nje mortalitet te larte,  kjo patollogji renditet e dyta pas patologjive kardiovaskulare ne Shqiperi.

Numri ne rritjen i patologjive tumorale ka nje sere faktoresh sic jane:

Faktore sociale.!

Procesi i plakjes se popullates.

Renia e lindshmerise.

Emigrimi i larte popullates kryesisht te rinjte.

Stadi i vone i diagnostikimit te tumoreve..etj.

Faktoret e Riskut.!

Te identifikueshem mbeten:

Ndotja e mjedisit..

Ndryshimi i stilit te jetes, (si obeziteti, konsumi alkolit, duhanit, mungesa e aktivitetit fizik, konsumi i produkteve te pakontrolluara ose me sasi te larte yndyrore.. etj)

Ndryshimi i sjelljes riprodhuese.

Trajtimet hormonale.

Rrezatimet e llojeve te ndryshme.

Faktoret gjenetike..etj

Si mund te kontrollojme patollogjite tumorale.!

Strategjia per kontrollin e patollogjive tumorale ne Shqiperi, do te konsistonte ne tre drejtime kryesore:

1.Ndertimin e Infrastruktures dhe burimeve njerezore

(personel shendetesor) ne te gjitha spitalet rajonale ne funksion te kesaj disipline.

2..Krijimi i regjistrit kombetar te tumoreve.

Ne Shqiperi vazhdon akoma te mos kete nje regjister kombetar te tumoreve, aq i domosdoshem per te patur nje panorame te qarte mbi numrin dhe ecurine e tumoreve..si dhe per te mundesuar, kostot, investime dhe parapergatitje per vitet qe pasojne.

3. Ristrukturimi i nje strategjie te plote, kombetare 

     per kontrollin e tumoreve.

     E cila do te  konsistonte ne:

A.Parandalimin paresor te Tumoreve.

B.Zbulimin te hershem te Tumoreve..

C. Trajtimin ne Kohe dhe Cilesor te tumoreve.

D. Forcimin e Kujdesit te Onkologjise Paliatve.