VIDEO/ Nuk zgjat shumë avantazhi i Laçit, Vllaznia barazon shifrat

Nuk zgjat shumë avantazhi i Laçit. Pas 7 minutave, Vllaznia ka arritur të barazojë rezultatin ndaj kurbinasve, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Kategorinë Superiore.

Në minutën e 66’ ishte Demir Imeri ai i cili shënoi për shkodranët. Pas tentativës së Krujës, topi fillimisht u ndal në shtyllë dhe kthehet në asist për mesfushorin Imeri, që nuk fal duke shënuar.