U emërua trajner i U-17, Ervin Bulku tregon nëse do të vazhdojë të jetë ndihmësi i Rejës në Kombëtare

Ervin Bulku u zyrtarizua ditën e djeshme nga FSHF në krye të Kombëtares së 17-vjeçarëve.

Megjithatë Bulku do të vazhdojë të jetë gjithashtu edhe ndihmës i trajnerit Edi Reja te Kombëtarja A, teksa diçka të tillë e ka konfirmuar ai vetë.

Në studion e “Gol pas Goli”, Bulku është shprehur: “Falënderoj presidentin Duka dhe Federatën, që më dhanë këtë mundësi për të drejtuar Kombëtaren U-17. Për t’u bërë trajner i Kombëtares A, duhet ende kohë. Kjo aventurë e re është një projekt afatgjatë. Për çdo lojtar që luan në kampionatin vendas dhe atë jashtë, nuk ka rëndësi mosha, por ajo që tregon në fushë.

A do jem pjesë e ekipit të parë kombëtar? Do vazhdoj të jem në krahë të Rejës te Kombëtarja A. Do jem bashkë me Salihin dhe e njohim shumë mirë ambientin aty”, tha Bulku.