FOTO/ Nuk e shfaqi te ‘Përputhen’ , Bearti zbulon talentin e Teas

Historia “Tea-Andi-Beart” ka mbërthyer rrjetin dhe komentet e reagimet e ndjekësve kanë qenë të shumta,

Bearti ka ndarë së fundmi në “Instastory” një pikturë të një vajze që po shijon qershi.

Piktura mban firmën e Teas, e cila duket se e ka realizuar vetë, ndonëse këtë talent nuk e shfaqi sa ishte brenda “Përputhen”.

Nuk dihet nëse ky punim është bërë tani nga Tea apo ka qenë një pikturë e realizuar më parë që tani ka përfunduar në duart e Beartit.

Sido që të jetë duket se ky i fundit do ta mbështesë njësoj të dashurën e tij, pavarësisht sa komente dhe reagime lënë ndjekësit në rrjet.