VIDEO/ Basha: Plani jonë i zbatueshëm që në fillim të mandatit tonë! Shqipëria do fitojë!

Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka theksuar se me planin e Partisë Demokratike Shqipëria do fitojë, pasi ky plan është i zbatueshëm që në nisje të mandatit.

‘Ne të gjithë ëndërrojmë për një Shqipëri më të mirë, ne të gjithë duam që Shqipëria të fitojë dhe me planin tonë Shqipëria do të fitojë’, shkruan Basha në Facebook.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Ne të gjithë ëndërrojmë për një Shqipëri më të mirë.

Ne të gjithë duam që Shqipëria të fitojë!

Dhe me planin tonë Shqipëria do të fitojë!

Do të kujdesemi për ata që kanë më shumë nevojë.

Do të ndryshojmë mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit mbi arsimin, duke u dhënë brezave të rinj mjetet që u duhen për të arritur suksesin. #SHQIPERIAFITON