Vllaznia-Laçi, formacionet zyrtare/ Brdaric e Duro zgjedhin titullarët

Java e fundit e fazës së dytë hapet me ndeshjen e sotme mes Vllaznisë dhe Laçit që luhet në orën 18:00 në “Loro Boriçi”.

Shkodranët e kanë siguruar prej javësh titullin honorifik, kampionë dimri, por sfida e sotme mund të vendosë shumë për vazhdimësinë e kampionatit.

Është një 90-minutësh ku do të shikohet se sa duron skuadra shkodrane, pasi ndjekësit e tjerë nuk arritën ta ndalnin, kështu që kurbinasit janë pengesa e fundit për fazën e dytë.

Trepikëshi i Laçit shikohet si dhuratë, jo vetëm për bardhezinjtë, por edhe për rivalët e tjerë që synojnë të kapin kreun.

Laçi i trajnerit Shpëtim Duro ka treguar në fazën e parë se di si mundet Vllaznia, kështu që një sukses i mundshëm i kurbinasve mund ta bënte më interesante pjesën e dytë të sezonit.

Formacionet zyrtare

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Kruja, Jonuzi, Marku, Isaevski, Imeri, Hoxhaj, Dilaver

Trajner: Thomas Brdaric

Laçi: Sherri, Malota, Ignjatovic, Obanor, Marku, Shehu, Deliu, Lushkja, Musta, Xhixha, Nuabueze

Trajner: Shpëtim Duro