U pezullua nga UEFA, Andre Onana thyen heshtjen

Lajmi qarkulloi në media këtë mëngjes dhe i befasoi të gjithë. Ajax Amsterdam njoftoi se portieri i tyre Andre Onana do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një vit. I pezulluar nga UEFA, 24 vjeçari kamerunas (19 ndeshje) u akuzua nga organi europian i futbollit se kishte shkelur rregullat anti-doping gjatë një prove të kryer tetorin e kaluar.

Pasi sqaroi se klubi dhe lojtari do të apelojnë vendimin, Ajax shpjegoi se lojtari i tyre  kishte bërë një njerëzor. Sipas klubit holandez, Onana me të vërtetë ka marrë një ilaç të ndaluar, por kjo ka ndodhur gabimisht, pasi e ka tërhequr nga një kuti që ishte për bashkëshorten e tij.

Së fundmi, edhe Onana ka thyer heshtjen:

" Përshëndetje të gjithëve. Thjesht doja t'ju njoftoja që Organi i Apelit UEFA më ka vendosur një pezullim të menjëhershëm 12 mujor pasi kam rezultuar pozitiv me doping në tetor 2020.

Unë thjesht dua të sqaroj se e gjitha kjo është rezultat i gabimi njerëzor. Unë ngatërrova një ilaç me një substancë të ndaluar nga AMA (agjencia botërore anti-doping) me një aspirinë të thjeshtë. Ajo ishte për të dashurën time, por mua më ngjau me aspirinë, pasi paketimi ishte pothuajse identik, për të cilin pendohem shumë.

Më duhet të them se kam respekt për Organin e Apelit UEFA, por nuk jam dakord me vendimin e tyre mbi këtë çështje. Unë mendoj se kjo është e tepërt dhe joproporcionale, pasi UEFA e ka kuptuar se ishte një gabim aksidental. Të gjithë e dinë që unë bëj një jetë shumë të shëndetshme, dhe që nga fillimi i karrierës sime sportive, unë gjithmonë kam kundërshtuar me forcë çdo përdorim të dopingut dhe kam dënuar të gjitha sjelljet josportive.

Unë jam 24 vjeç dhe gjatë sezoneve të fundit kam pasur mundësinë të luaj pothuajse çdo minutë, si për Ajax ashtu edhe për ekipin tim kombëtar. Unë u zgjodha portieri më i mirë në Holandë për katër vitet e fundit dhe portieri më i mirë në Afrikë për tre vitet e fundit.

Dua të them se nuk kam nevojë të përdor doping për të përmirësuar veten. Prandaj, unë do ta apeloj këtë vendim në CAS në mënyrë që të provoj pafajësinë time dhe të pastroj emrin tim. Shpresoj që së shpejti të kthehem në fushë për të bërë atë që 'Unë e dua më shumë dhe të ndihmoj shokët e mi. Unë do të doja të falënderoja Ajax dhe ekipin kombëtar të Kamerunit për mbështetjen dhe besimin e tyre. "