Greqi/ 1,195 raste të reja dhe 19 viktima nga Covid

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik, EODY, konfirmoi sot 1195 raste të reja të infeksionit të ri të koronavirusit (COVID-19), nga të cilat 2 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 162107. Ndërkohe që 246 pacientë po trajtohen të intubuar, 1155 pacientë të tjerë janë larguar nga ICU që nga fillimi i pandemisë.

Njëherësh EODY konfirmoi sot edhe 19 vdekje të reja nga COVID-19, duke arritur kështu në 5922 vdekje në total në vend.