Çmendet burri në Greqi/ Pasi rezultoi pozitiv me Covid, hidhet në det për tu mbytur

Pasi rezultoi pozitivë me koronavirus, një burrë ka tentuar t’i japë fund jetës, duke u hedhur në det.

Sipas informacioneve, ngjarja ndodhi pak pas orës 14:00, në plazhin e Proasteio, në Patra, Greqi.

Mediat fqinje shkruajnë se burri u hodh në det, duke dashur të bëjë vetëvrasje.

Fatmirësisht grupet e shpëtimit ndërhynë në kohë dhe nxorën atë ndërsa ishte ende i vetëdijshëm.

Ai iu tha atyre se u përpoq t’i jepte fund jetës së tij sepse u testua pozitiv për koronavirusin.