Maqedoni e Veriut/ 8 viktima dhe 314 raste me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, bën me dije se 8 pacientë kanë humbur jetën.

Gjithashtu, nga 2,161 teste të realizuara, 314 persona kanë realizuar pozitivë për koronavirus.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 94.196, prej të cilëve 83.634 janë shëruar, ndërsa 2.908 kanë ndërruar jetë.