Përplasja e tmerrshme me portierin/ Lojtari bie pa ndjenja dhe dëmton shtyllën kurrizore

Mbrojtësi i Porto, Nanu u rrëzua pa ndjenja dhe "pësoi një dëmtim të shtyllës kurrizore" në një përplasje me portierin rus të Belenenses Kritciuk.

Incidenti ndodhi në minutën e 85-të të barazimit 0-0 ndërsa Nanu ndoqi një krosim në zonën e penalltisë. Ai u kurua për pak minuta në fushë, por më pas u transportua për në spital pasi goditjja ishte e rëndë. Porto njoftoi më vonë se Nanu ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe i vetëdijshëm për atë që i kishte ndodhur.

Nanu kishte një tronditje cerebrale dhe dëmtim të palcës kurrizore me një humbje të kujtesës. Në këtë moment, ai është mirë, i vetëdijshëm për kohën dhe rrethanate aksidentit të tij.

Ylli veteran i Porto, Pepe ishte një nga lojtarët që mbeti i tronditur dhe duke qarë ndërsa kolegu i tij Nanu qëndroi i palëvizur në fushë.