Dosja e përgjimeve të Ndranghetës, Vasili: SPAK të pezullojë nga detyra personat nën hetim, mund të...

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion të bëjë me dije “cilët janë personat me funksione publike të cilët janë nën hetim, e për të cilët po investigohet”, një ditë pas lajmit se SPAK ka nisur hetimet edhe në Shqipëri pas përgjimeve të klanit mafioz Ndragheta.

 Në këto përgjim e të publikuara nga mediat italiane, përmendeshin dhe ryshfetet që jepeshin për zyrtarë të lartë në Shqipëri për leje ndërtimi.

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha:

“Sot publikisht ne kërkojmë, në emër të transparencës, të asaj transparence tërësisht të munguar, që përderisa në regjistrimin e procedimit penal bëhet fjalë për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe pastrimit të parasë, të bëhen publikë e transparent nga SPAK, se cilët janë personat me funksione publike të cilët janë nën hetim, e për të cilët po investigohet?

Pasi këta persona duhet të ndalen e të pezullohen menjëherë nga detyrat e tyre, që nga Kryeministri e të gjithë të tjerët, deri në Bashkinë e Tiranës.

Pasi mund të bëjnë pis provat, mund t’i fshehin ato, mund të ndërmarrin mjaft vepra të tjera të cilat kompromentojnë punën hetimore”, tha nenkryetari i LSI.

Gjithashtu, Vasili ka kujtuar edhe paralajmërimin e bërë dy ditë më parë nga ambasadori i Italisë në Tiranë.

“Do të ketë zhvillime të rëndësishme së shpejti, thotë ambasadori italian. Nuk mund të flas me detaje për arsye të natyrës, por po punohet dhe dy prokuroritë po komunikojnë. Dosja e madhe ka ardhur në Tiranë, e cila po përpunohet dhe praktikisht të gjithë qytetarët janë më sy e veshë për të kuptuar të vërtetat e mëdha sesi grabitet dhe si është në duart e mafiozëve pushteti qendror dhe lokal”, u shpreh ne deklaraten per media Vasili.

SPAK ka regjistruar procedimin penal për: ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, funksione publike është Edi Rama dhe të tijtë; ‘Grup i strukturuar kriminal’, ‘Pastrim i produkteve të veprës penale’, e të tjera çështje, njëra më e rëndë se tjetra.