Efekti anësor që ndodh rrallë kur merret vaksina COVID

Një numër shumë i vogël njërëzish që kanë marrë vaksinën Moderna kanë raportuar se kanë një skuqje dhe kruarje përreth një jave pasi kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Akoma nuk është mësuar pse ndodh ky efekt anësor por ekspertët shprehen se skuqja mund të jetë e bezdisshme dhe krijon dhimbje, por  në fund të fundit është e padëmshme dhe do të zbehet brenda një jave.

Gjithsej janë identifikuar rreth 14 raste të skuqjes, e quajtur ‘krahu COVID’.

‘Ne duam t’i sigurojmë njerëzit se ky është një fenomen i njohur’’ është shprehur doktoresha Esther Freeman, drejtoreshë e dermatologjisë shëndetësore globale në Spitaline Përgjithshëm Massachusetts.
 
‘Të kesh një skuqje në krah për disa ditë mund të mos jetë kënaqësi, por nuk ka vend për panik dhe asnjë aryse për të mos marrë dozën e dytë’ u shpreh Freeman .

Doktoresha Freeman e cila është aktualisht hetuesja kryesore që shqyrton raportet e reaksioneve të lëkurës ndaj vaksinave COVID në të gjithë botën, vlerëson se shumë nejrëz do të kenë përjetuar reagimin dhe nuk e kanë raportuar atë.

Skuqja është zakonisht e kuqe dhe e fryrë dhe shpesh të dhemb kur e prek.

Një nga ato që përjetoi 'krahun Covid' ishte Amelia Brown, nga Visalia në Kaliforni.

Ajo  u shpreh për FoxTV se krahu i saj ishte 'thjesht i kuq ' një javë pasi mori dozën e saj të parë të vaksinës Moderna më 11 janar.

Kjo u rrit brenda natës nga madhësia e një dollari në madhësinë e një topi bejsbolli dhe ishte 'shumë e fryrë, e nxehtë kur e prekje'.

Ajo e trajtoi skuqjen me pak akull dheplaga filloi të venitej pas disa ditësh.