Ministrja e Koresë së Jugut heq dorë nga synimi për t'u bërë shefe e OBT

Seul, Kore e Jugut -  Zyrtarja më e lartë e Tregtisë e Koresë së Jugut po heq kërkesën e saj për t'u bërë Drejtorja e Përgjithshme e ardhshme e Organizatës Botërore të Tregtisë, duke e bërë të mundshme që kjo punë të shkojë tek ish-Ministri nigerian i Financave Ngozi Okonjo-Iëeala.

Ajo mund të ishte bërë gruaja e parë që do ta drejtonte këtë organizatë.

Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Energjisë së Koresë së Jugut tha në një deklaratë të premten se ministrja Yoo Myung-hee, së shpejti do ta njoftojë OBT-së se po e tërhiqte kandidaturën e saj.

OBT-ja që vendos rregullat e tregtisë botërore, njoftoi në tetor se Yoo dhe Okonjo-Iëeala ishin dy finalistët për t'u bërë drejtuesi i saj i ardhshëm i përgjithshëm, duke siguruar që një grua po e kërkonte punën për herë të parë.

OBT-ka ka pritur që të shpallte një fitues para mbarimit të vitit 2020, por procesi u zvarrit për shkak të mosmarrëveshjeve midis vendeve anëtare mbi kandidatët, tha ministria e Koresë së Jugut.