Pjesë e grupit kriminal/ Arrestohet ‘kapoja’ i Partizanit në Serbi, ja pamjet VIDEO

Autoritetet serbe kanë kryer një aksion të madhe policor duke goditur një ndër grupet më të rrezikshme kriminale në vend.

Në pranga ka rënë edhe ‘kapoja’ i tifozëve të Partizanit të Beogradit, Velja Nevolja, i akuzuar për vrasjen e Zdravka Radojevica, tifoz i rivalëve të Crvena Zvezda.

Mediat serbe shkruajnë se ky është operacioni më i madh i 10 viteve të fundit, ku u arrestuan 16 persona të cilët akuzohen se kanë kryer krime monstruoze.

Zëvendës shefi i drejtorisë së policisë kriminale, Ninoslav Cmoli, tha se operacioni i mëngjesit të sotëm për arrestimin e një grupi të organizuar kriminal, i cili fshihej pas grupit të tifozëve të Partizanit, tregoi se nuk ka njerëz të mbrojtur në vend dhe se asnjë organizatë kriminale nuk do të tolerohet.

“Grupi kriminal që u shkatërrua këtë mëngjes është përgjegjës për një seri krimesh më monstruoze, mbase në dekadat e fundit. Ky grup ka qenë gjithmonë i fshehur pas tifozëve të Partizanit, por ata nuk janë tifozë, por kriminelë. Nuk do të tolerojmë asnjë”, tha Cmoli.