Myslimanët dhe të krishterët rindërtojnë qytetin e vjetër të Mosulit

Më shumë se tre vjet pas betejës shkatërruese për të rimarrë Mosulin, nga grupi që e quan veten Shteti Islamik, qyteti i vjetër i Mosulit është ende i rrënuar.

Një projekt me titullin "ringjallja e shpirtit të Mosulit" ka punësuar vendas të të gjitha besimeve për të punuar së bashku për të rindërtuar xhaminë historike al-Nuri dhe kishat historike al-Saa'a dhe al-Tahera.

Papa Françesku ka në plan të vizitojë të tre vendet gjatë vizitës së tij shumë të pritur papale në Irak në  mars, por ai kohët e fundit ka hedhur dyshime mbi udhëtimin për shkak të rrezikut të grumbullimeve të njerëzve në pandeminë Covid-19.