Pitbulli sulmon Igli Taren/ Ish-futbollisti lëndohet vetë dhe humb një...

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare është sulmuar nga një qen i racës Pitbull.

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte duke shëtitur me dy qentë e tij pranë vendbanimit në Olgiata. Por një pitbull në atë zonë i shpëtoi pronarit dhe sulmoi egërsisht Iglin, menjëherë dy qenët e tij u munduan ta shpëtonin Taren nga pitbulli dhe një nga ta ngordhi nga lufta e ashpër që kishte me një nga qenët më të rrezikshëm (pitbull).

Drejtori sportiv i Lazios pësoi një lëndim të lehtë në përpjekje për t’u ndihmuar qeneve të tij. Ngordhja e qenit e ka mërzitur të gjithë familjen Tare. Djali i legjendës, futbollisti i ri i Lazios shkroi: “Pusho në paqe zemër, më mungon shumë. Do të mbaj gjithmonë në zemrën time”.