Ylli i 'Harry Potter' Rupert Grint bën rrëfimin brutal: Nuk i kam parë tre filmat e parë

Ylli i Harry Potter, Rupert Grint, ka bërë një rrëfim mjaft brutal në lidhje me filmat.

Duke folur për 'Variety' në një intervistë të botuar të enjten, aktori rrëfeu se nuk i kishte parë tre filmat e parë.

Sidoqoftë, kjo mund të ndryshojë së shpejti tani që ai është një baba shrkuan news.com.au.

Aktori i tha botimit, “Unë ndoshta i kam parë tre të parët në premiera, por pas kësaj unë ndalova së shikuari ato.Por tani që kam një vajzë, unë ndoshta do të duhet t'i shikoj me të,"  shtoi 32-vjeçari.

Në të vërtetë, nuk është hera e parë që aktori pranon se nuk i ka parë të gjithë filmat.

Në dhjetor të 2017, Grint foli për Radio Times të MB : "Unë nuk mund ta shijoj Harry Potter si një tifoz, thjesht nuk është e njëjta gjë."