Bylis - Partizani/ Daja na tregon 'recetën': Luajmë me shpirt dhe sakrificë për fitore!

Ditën e shtunë në orën 13:45, Partizani përballet në transfertë kundër Bylisit në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Kategorinë Superiore.

Në konferencën e zakonshme për shtyp përpara këtij 90 minutëshi ka folur trajneri i të kuqve, Ilir Daja i cili vlerëson maksimalisht ballshiotët. Sa i përket blerjeve të reja, nuk përjashtohet mundësia që ndonjë prej tyre të aktivizohet nesër. 

Merkatoja e janarit – Ne e dimë që merkatoja e janarit nuk të ofron shumë mundësi për t’u plotësuar edhe kur ne kishim nvojë. I kemi shtuar futbollistët në repartet më të mira që kemi mesfushën dhe sulmin. Jemi munduar të dublojmë mbrojtësit, nuk ramë dakord me stafin dhe drejtorin. Kemi afruar lojtarë të rinj, por ndoshta do të ishim më të qetë dhe plotësuar po të kishim dubluar pozicionet që edhe pas kësaj merkatoje.

Vështirësia e ndeshjes me Bylisin – Çdo përballje në këto kushte atmosferike, edhe në Elbasan ju e patë qëi u rëndua fusha pas ndeshjes ë fundit, edhe pse është terreni më i miri në Shqipëri. Do të luajmë në një terren jo të përshtatshëm në Ballsh. Edhe pse koha ka ndryshuar. Duhet të ndryshojmë manovrën. Edhe ata kanë ndryshuar në përbërje. Do ta studiojmë gjatë lojës futbollistët kundërshtarë. Nuk do të nxjerim në plan të parë teknikën dhe taktitknë, por ajo që ka qenë te ne shprti i sakrificës për të shkuar drejt rezultatit pozitiv.

Ofertë nga Hungaria për Rron Brojën – Përderisa është mbyllur merkato, të gjithë kontigjentin e kemi në dispozicion. Sigurisht, vetëm për secilin lojtar, nëse vjen një ofertë që plotëson kushtet e kubit, do të ndiheshim të plotësuar nëse do të vinte për një lojtar nga jashtë Shqipërisë.

Partizani, 6 vite pa fitore në Ballsh – Është një statistikë e vërtetë, ashtu si dhe Bylisi ka disa ndeshje që nuk fiton. Statistikat jan për t’u interpretuar. Ne dhe ata kemi ndryshuar. Çdo ndeshje ka historinë e vet.

Ferhan Hasani – Do të marrim lojtarët e afruar së fundmi në Bylis për të fituar pjesën e përshtatjes. Nuk e dimë nëse do të jetë pjesë apo jo. Do të jetë i gatshëm, nëse do të na duhet do ta hedhim në fushë.

Mungesat e Bitrit dhe Asanit – Kam diskutuar me ekipin. U kam tërhequr vëmendjen e lojtarëve. Nuk dua që të shkojmë te gjobat prej kartonave. Këtë kontigjent e kemi cilësor dhe duhet të minimizojmë mungesat disiplinore. Po të kishim Bitrin deh Asanin do të kishim potencial për të shkuar te ai objektiv.

Nëse Vllaznia frenohet sot nga Laçi – Nëse shikojmë Vllaznina çfarë bën sot, sigurisht nuk bëjmë atë që duhet. Ne duhet të shikojmë ndeshjet tona. Sido që dalin rivalët tonë, nëse nuk marrim ndeshjet tona, nuk pretendojmë për objetkiva njësoj për një ekip të denjë si Partizani”, përfundoi trajneri i Partizanit, Ilir Daja