", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Angelina Jolie hap dyert e shtëpisë së saj super luksoze

''Një heroinë në familje, në arenën ndërkombëtare dhe në ekran’’.

Kështu përshkruhet Angelina Jolie nga Edward Enninful në numrin e marsit të revistës ‘Vogue’, intervistë në të cilën ylli i Hollivudit hap zemrën e saj dhe dyert e vilës në Los Angeles.

“”Këtu i kam kaluar muajt e izolimit me gjashtë fëmiëjt e mi. Ishte e vështirë. Ndjej se nuk i kam të gjitha aftësitë për të qënë një nënë tradicionale. Kam sukses vetëm sepse fëmijët e mi më ndihmojnë shumë’’.

Angelina nuk i fsheh vështirësitë e hasura në vitet e fundit pas ndarjes nga Brad Pitt.

“Vitet të vështira’’ i përshkruan ato, në të cilat siç tha aktorja i’u është përkushtuar kryesisht fëmijëve të saj  Maddox, 19, Pax, 16, Zahara, 15, Shiloh, 14 dhe binjakët 12-vjeçar Vivienne dhe Knox.

Jolie e cila sapo mbushi 45 vjeç e mirëpriti, Enniful të Vogue në vilën e saj të bukur në Los Feliz, siç tregohet në video të shpërndarë në profilion e revistës në Instagram, vilë e cila dikur i përkishte regjizorit dhe producentin të njohur Cecil B. DeMille.

"Unë doja që fëmijët të jetonin afër babait të tyre, i cili është vetëm pesë minuta larg ...", zbulon Jolie:

"Ndjeva pak presion për të hyrë në këtë shtëpi. Më duket sikur  DeMille dhe Chaplin, janë fshehur diku. Më pëlqen shumë fakti që nuk ka Arcade, por ka shumë shtigje dhe vende për të ecur dhe menduar ... ". 

Kujtojmë që historia e dashurisë midis Angelina Jolie dhe Brad Pitt filloi në vitin 2005 në xhirimet e filmit "Z. dhe Znj. Smith" dhe u kurorëzua në dasmë në 2014 dhe lidhja e tyre përfundoi në 2016. 

View this post on Instagram

A post shared by British Vogue (@britishvogue)