Trafiku i klandestinëve/ Arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Një 23-vjeçar me iniciale J.S. është arrestuar nga policia e Gjirokastrës. Ai akuzohet për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër  i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit J. S., 23 vjeç, banues në Gjirokastër, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër  i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.