'Në shtrat ai vishte mbathje me...'/ Modelja seksi flliq 'Don Zhuanin' Higuain

Ish-futbollisti argjentinas i Juventusit, Gonzalo Higuain dikur në Itali konsiderohej një “Don Zhuan” për shkak të marrëdhënieve të shumta me vajza të ndryshme.

Këtë fakt e sjell në vëmëndje Manuela Ferrara, një modele 36-vjeçare, e cila në emisionin “Tiki-Taka” tregoi se ka pasur një lidhje gati 1-vjeçare me argjentinasin.

Ky i fundit duket se nuk mund të rrinte pa pasur një të dashur dhe ngacmonte këdo prej vajzave të njohura, ndonëse Manuela sjell edhe një detaj, që ka bërë shumë shpejt xhiron ne rrjetet sociale: “Gonzalo ishte i fiksuar me femrat, ndonëse më tepër se kjo më habiste fakti se vishte mbathje me ngjyrë të verdhë, me shkëlqim”.