Çiljeta feston ditëlindjen/ Albani i dhuron emocione të forta këngëtares, me dhuratën e tij

Këngëtarja shqiptare Çiljeta Xhilaga humbi babain e saj vetëm 3 ditë më parë, në një betejë me Covid-19.

Ndërsa sot ajo feston ditëlindjen e saj të 36,  dhe pse me një mungesë të madhe.

Por, duket se partneri i saj, Alban Hoxha, është munduar të ndriçojë sado pak këto ditë të zymta të këngëtares duke i bërë asaj një dhuratë shumë romantike.

Prej ditës së sotme, në qielli një yll që shkëlqen mban emrin Çiljeta dhe ky është dedikimi i Albanit që jo shpesh di të jetë romantik, ama kur është kujdeset të dhurojë emocionione të forta.

“Kur të blen dashuria një yll në qiell dhe e quan Çiljeta. Faleminderit që ma mbush mendjen me kaq dashuri. Dhurata më e bukur”, ka shkruar Çiljeta përbri fotos së certifikatës së yllit.