VIDEO/ 'Shqipëria fiton': Mehmeti shpjegon në pak sekonda Programin e PD për Arsimin

Dr. Ndriçim Mehmeti shpjegon në pak sekonda, Programin e PD-së për Arsimin "Shqipëria fiton". Mehmeti ka punuar sëbashku me ekipin e ekspertëve të PD për të hartuar programin e Arsimit, #ShqipëriaFiton.  Në një bisedë të shkurtër ai na tregon se si do të ndryshojë trajtimi i mësuesve me programin qeverisës të PD.

Jona: Përshëndetje profesor Çimi!

Ndriçim Mehmeti: Përshëndetje Jona!

Jona: Për misionin që kanë mësuesit janë të keqpaguar si dhe punojnë në kushte pune jo dinjitoze, çfarë do të ndryshojë për mësuesit në programin për arsim?

Ndriçim Mehmeti: Kjo është e vërtetë, prandaj programi ynë synon mësuesin. Mësuesi në qendër të dijes dhe të arsimit për fëmijët tanë.  Ne do të rrisim pagat me 60%. Asnjë mësues në arsimin parauniversitar nuk do të marri më pak se 700 Euro në muaj. Me këtë përfitojnë 35 mijë mësues dhe 3 mijë edukatorë.  Ne do të depolitizojmë arsimin. Arsimi do të përfitojë në mënyrë profesionale, pra aftësitë do të jenë ato që do të vendosin vendin e punës për çdo mësues.

Jona: Faleminderit profesor!

Ndriçim Mehmeti: Më 25 prill ne do të kemi mësues më të përkushtuar, mësues më të vlerësuar. Më 25 prill Shqipëria fiton!