Pyetja '1 milion' për Fatos Nanon: Sa je paguar për të prerë thonjtë e Ramës para zgjedhjeve?!

Pas rreth 15 vitesh tërheqje nga jeta publike dhe politike, Fatos Nano, është rikthyer mbrëmë në “Opinion” si kurrë më parë, i pozicionuar në krah të Edi Ramës.

Duke ndërhyrë hapur në këtë fushatë elektorale ish-lideri historik i Partisë Socialiste, pasi i ka dhënë një injeksion ndihme Edi Ramës, të cilin më herët e kishte quajtur ”thonj paprerë dhe trafikant ikonash”, ka ndërmarrë edhe një sulm të paprecedentë ndaj kundërshtarëve të Rilindjes.

Nano e pikturoi Edi Ramën si  një politikan kalibri dhe të pastër, duke këmbëngulur se akuzat ndaj tij për korrupsion nuk janë të sakta.

Shumëkush që e dëgjoi mbrëmë këtë Nano elektoral të transformuar, pasi tejkaloi habinë, shtroi pyetjen `1 milionëshe`: Sa është paguar për këtë shërbim?!

Gjatë dhe pas intervistës, rrjeti shpërtheu me këtë pyetje retorike. Kështu disa shkruanin, se jeta në kryeqytetin e Austrisë ku ka rezidencën prej kohësh ish-kryeministri socialist është shtrenjtuar dhe duhen para të tjera. Të tjerë e lidhin këtë dalje me lejen e ndërtimit që ka marrë bashkëshortja e Nanos në Frakë prapa TEG, për ndërtimin e një fshati turistik, etj,etj.

Në të njëjtën linjë ishte edhe gazetari Ismet Drishti në faqen e tij në FB, duke kërkuar të gjejë se sa, ose me se është paguar Nano nga Rama për këtë shërbim flagrant.
“Pashë hatrin e zotit, sa do jetë paguar Fatos NATO, që të vijë tani para zgjedhjeve e të presë thonjtë e paprerë të Edi Ramës, në Opinion te Fevziu?”, interesohet me ironi Ismet Drishti.