Përmbytja në Shkodër: Në disa zona, uji arrin në 2 metër, nevojitet ushqim për bagëtitë

Përmbytja në zonën e Shkodrës vazhdon prej mëse një muaji. Sot bashkia njoftoi se në mëngjes, hidrometri shënoi 6.59cm, me një rritje prej 3 cm në hidrometrin e Dajçit,7 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me një dite më parë. 1500 ha tokë bujqësore jane të përmbytura në fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.

Rrugë të bllokuara ka në Darragjat, Shirq, tek vendi i quajtur Urrelat e Shirqit, ku artësie e ujit arrin 100-130 cm në rrugë. Po ashtu, ka prezencë uji 20 cm në rrugën Belaj- Pentar
Po vështirësohet lëvizja me mjete të ulta në lagjen Mazia- fshatin Suka- Dajç

Shtëpi të përmbytura s'ka. Ka prezencë uji në oborre në 121 shtëpi: në Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 9, Rrushkull 12, Suka 9.

Makina e Ushtrisë eshte ne gatishmëri nga ora 07:45-16:00 tek Dispeçeri Mushan. SPZ e zonës në gatishmëri, Qendrat shendetësore në gatishmëri. Energji elektrike ka në gjithë zonën, por me shkëputje.

Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2 m. Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet parësore," përfundon njoftimi i bashkisë.