Ishin maskuar si gazetarë, Mbretëria e Bashkuar dëbon 3 spiunët kinez

Mbretëria e Bashkuar vitin e kaluar ka dëbuar tre spiunë kinezë që kanë përdorur identitetin e gazetarit, duke zbuluar identitetin e tyre të vërtetë, shkroi media britanike.

Sipas një lajmi të gazetës Telegraph bazuar në burime qeveritare, tre persona, emrat e të cilëve nuk u zbuluan, kanë ardhur në Britani në 12 muajt e fundit duke marrë vizë në cilësinë e gazetarëve.

Siç thuhet, autoritetet kanë mësuar që personat në fjalë që kanë thënë se do të punonin për tri media të ndryshme kineze kanë qenë anëtarë të Ministrisë kineze të Sigurisë Shtetërore (MSS), përgjegjës për inteligjencën e jashtme.

Agjentët kinezë janë dëbuar pasi identiteti i tyre i vërtetë është zbuluar nga shërbimi i brendshëm i inteligjencës MI5.

Ndryshe, firma britanike e mbikëqyrjes së mediave, Ofcom, dje anuloi licencën e transmetimit të Rrjetit Global Televiziv Kinez (CGTN) që transmetonte në gjuhën angleze në vend, me arsyetimin se kanali nuk kishte shfaqur përgjegjësi editoriale.