Basha shpjegon Programin e PD për Arsimin: Teste falas deri në klasën e nëntë, studim dhe drekë në shkollë!

Angazhimet e qeverisë së PD pas 25 prillit: Tekste falas deri në klasën e nëntë, studim dhe drekë në shkollë si dhe mbështetje të plotë për tarifat e universitetit për studentët nga familje me të ardhura minimale

Familja e Ramazan Lecit në Lundër, shumë pranë qytetit të Tiranës, jeton me të ardhura minimale dhe i duhet të përballojë shpenzimet e shkollës për dy fëmijët. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në në këtë familje për të dëgjuar nga afër shqetësimet, por edhe për të ndarë me ta planin e PD, #ShqipëriaFiton.

"Ne i kemi dhënë vëmendje të veçantë familjes në planin tonë që kemi shpalosur, në programin tonë qeverisës, duke e shoqëruar familjen nga momenti i parë i krijimit deri në momentin kur fëmijët dalin në punë. Ne e kemi vendosur në program që nga momenti që lind deri në 5 vjeç, çdo fëmije muaj për muaj nga 30 mijë lekë të vjetra. Nga momenti që lind fëmija derisa të bëhet 5 vjeç, muaj për muaj nga 30 mijë lekë të vjetra. Futet në shkollë do fillojmë një program, do ta fillojmë me zonat rurale, pastaj do ta shtrijmë në qytet", - tha Basha.

Ai i tregoi familjes Leci dhe nërpërmjet tyre gjithë familjeve shqiptare edhe angazhimin për të krijuar kushte për fëmijët që të qëndrojnë në shkollë edhe pas mësimit, duke iu garantuar vend për të bërë detyrat, por edhe një vakt të paguar nga shteti.

"Në zonat rurale do fillojë një program. Mbaroi shkolla në orën 12.00 apo në orën 13.00, do rrijë e hapur shkolla deri në orën 16.00 apo deri në orën 17.00, që fëmija të bëjë detyrat aty, të mësojë kompjuterin, të mësojë ndonjë gjuhë të huaj, të mos rrijë rrugëve dhe do t’i sigurojmë edhe një vakt për të ngrënë.

Mund të jenë familje me të ardhura të mira që mund ta sigurojnë vetë, po ka shumë familje që nuk e sigurojnë dot", - garantoi kreu demokrat.

Basha shpalosi edhe angazhimin për tekste falas për gjithë ciklin 9-vjeçar. "Deri në klasë të 9-të do të ketë këtë përkrahje. Tekste falas, deri në klasë të 9-të tekstet do të jenë falas, por tekste të reja. Ne e kemi propozuar këtë në vitin 2017-të. Këta nga viti 2018-të e bënë por e bënë me një marifet, që jo po duhet të jetë, nuk duhet ta zhgarravisësh, duhet ta kthesh prapë. Jo, jo! Shqipëria i ka mundësitë për t’i blerë tekste falas çdo fëmije. Do kenë tekstet falas dhe do kenë këtë regjimin pas shkolle, ku do kenë mundësi, do t’i pajisim edhe me teknologji, se jo vetëm pandemia që i detyrojë që i detyrojë tani të punojnë me lap-topa, me tablet e me celularë, po kush ka, a keni ju? Me çfarë e bëni mësimin juve, online apo në shkollë?”

Qytetari: Dhe online dhe në shkollë.

Lulzim Basha: Po online me çfarë e bën, me celular?

Qytetari: Po!

 Lulzim Basha: S’ke tablet?

Qytetari: Jo!