Shkaktoi katastrofë natyrore dhe viktima, kompania do paguajë 7 miliardë dollarë kompensim

Kompania e minierave “Vale” do të paguajë një kompensim prej 7 miliardë dollarësh për familjet e 270 viktimave që shkaktoi shembja e një dige nën administrimin e saj, dy vite më parë.

Diga në Brumadino përmban mbetje xeherorësh nga një minierë hekuri, por kur ajo shpërtheu lëshoi një “det” balte që përfshiu një zonë të banuar dhe zyrat e kompanisë në fjalë.

Për këtë tragjedi që shkaktoi qindra viktima, drejtuesit e Vale janë në një proces gjyqësor dhe për akuzën e vrasjes.

Në një deklaratë të qeverisë braziliane mësohet se shifra prej 7 miliardë dollarësh për kompensim është paraprake dhe se kompania mund të paguajë dhe më shumë për shkak të katastrofës natyrore që ajo shkaktoi.

Vetë kompania “Vale” ka premtuar se do të paguajë dëmshpërblime socio-ekonomike dhe “socio-mjedisore”, duke financuar projekte për të pastruar mjedisin, ku përfshihet dhe lumi Paraopeba.