VIDEO/ SPAK ç'prisni më, hetoni Ramën si përgjegjësin e menaxhimit katastrofik të Pandemisë!

Nga Petrit Vasili/

Shqiptarët po përballen me një katastrofë të vertetë mjeksore të Pandemisë.

Dje pati 1052 raste zyrtare pa llogaritur mijra të tjerë të padiagnostikuar.

Shqipëria është i vetmi vend ku rendimi i situatës është i pandalshëm qoftë sa i takon infektimeve qoftë humbjeve të jetës nga COVID, ku edhe këto të fundit fshihen dhe manipulohen në menyrë kriminale.

Menaxhimi mizerabel dhe vetëm propagandistik i pandemisë, i kryesuar me një kurajo sadiste nga vetë Edi Rama, ka krijuar një situate ku Pandemia është tërësisht jashtë kontrollit.

Duhet një ndryshim total i mënyrës dhe përmbajtjes së strategjisë së menaxhimit të Covid.

Mijra qytetare të infektuar nga Covid kanë mbetur pa ndihmë mjeksore, mjaft qytetarë kanë humbur jetën pa u ndihmuar nga shteti, mijra të tjerë as nuk janë diagnostikuar dot per mungese te një tamponi.

Kjo katastrofë shendetesore dhe njerezore kerkon hetim urgjent.

Hetimi nga SPAK i shkaktareve te keqmenaxhimit te Pandemise duke filluar nga Edi Rama eshte nje detyrim kushtetues dhe ligjor.

Çdo shmangie nga hetimi prej SPAK eshte jo vetem shkelje ligji, por edhe nje qendrim çnjerezor dhe fyes per jeten dhe shendetin e dhjetra mijra shqiptareve te lene pas dore nga Edi Rama dhe qeveria e tij.

Edhe vetem deklarimet publike te Edi Rames, qe kane prodhuar veprime shteterore te renda e te gabuara ne dem te shendetit te njerezve jane te mjafta per te filluar hetimin nga SPAK.

Ne ndihme te SPAK po i sjellim deklarimet skandaloze te Edi Rames qe kane sjelle pasoja katastrofike mbi jeten dhe shendetin e qytetareve:

Rama në 2 maj deklaronte:

“Albania the Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar”, shprehej Rama.

Ja çfarë thoshte po ky Rama në 2 qershor:

“doni, nuk doni ju që insistoni të flisni nga distanca sociale, ndërkohë që unë përgjigjem, ky është një sukses i madh fare i shtetit shqiptar, i shëndetësisë shqiptare dhe i popullit shqiptar, padiskutim – deklaronte Rama më 2 qershor.

Me 18 mars Rama refuzonte përdorimin e maskave:

“Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit, por është e kotë”.

Me 17 mars Rama refuzonte të bënte testime, ja çfarë thoshte:

“Ne s’kemi nevojë për testime, duhet të sillemi sikur e kemi virusin, e të mbrojmë veten, të mos bëhemi shkelës të rregullave me idenë që ne s’kemi asgjë. Nëse bëhen testime për ata që kanë shenja të lehta mjafton marrja e masave, se në fund të ditës ju thuhet rrini në shtëpi, pra edhe kur testi del pozitiv u thuhet rrini në shtëpi, s’të merr njeri në spital për shenja të lehta, thuhet: rri në shtëpi”.

Me 27 maj e quajti te fituar betejen dhe deklaroi:

“Të dashur miq, motra e vëllezër,

Ky është komunikimi im i fundit ekskluzivisht për luftën që zhvilluam bashkarisht deri këtu, me atë që botërisht u quajt Armiku i Padukshëm, virusi Covid-19.”

Zoterinj te SPAK ne VIDEO keni edhe prova te tjera, qe dalin e teprojne per te filluar kete hetim kaq te vonuar.

Koleget tuaj neper Europe e bote nuk kane kursyer asnje kryeminister duke filluar qe nga Italia, Franca etj etj.

Apo per ju jeta dhe shendeti i shqiptareve nuk ka vlere, ndersa nje cope karrige e nje kryeministri batakçi eshte me e rendesishme.

Veproni sot, veproni tani zoterinj te SPAK, se neser do te jete shume vone dhe asnje shqiptar nuk do tua fale fshehjen e krimit shteteror ndaj jetes dhe shendetit te tyre!!