Klubi kroat nuk e ka në plan, Eros Grezda mund të transferohet te ky klub

Tashmë nuk është më sekret; Eros Grezda nuk është më në planet e Osijekut dhe trajnerit Nenad Bjelica.

Në këtë situatë, sulmuesi i Shqipërisë ka filluar të shikojë për një destinacion të ri, me ofertat që nuk mungojnë.

Sipas asaj që zbulojnë mediat në Kroaci, në gjurmët e futbollistit janë vënë skuadra nga Koreja e Jugut, Polonia dhe Hungaria.

Mesa duket aventura e re e Grezdës do të jetë në Hungari.

“Germanijak.hr”, raporton se sulmuesi ka vendosur të vazhdojë karrierën te Diosgior në Hungari.

Skuadra drejtohet nga ish-trajneri i Osijekut, Zoran Zekiç dhe për këtë arsye, Grezda ka vendosur të vazhdojë aty karrierën.