Mima: Rama arrestoi 30 mijë njerëz për energjinë, për t’u rritur çmimin 710 mijë familjeve

Ish-deputeti demokrat Florian Mima, në Çim Peka Live, duke prezantuar programin ekonomik të PD-së, u ndal edhe të dështimet e Ramës.

‘40.4 përqind e popullsisë jeton sot më pak se 4.1 dollarë në vit. Kjo shifër në kohën tonë ka qenë 12 përqind. Pra ka mundësi.  Unë po listoj 2-3 gjëra. Një nga reformat që Rama ka lançuar si gurin e çmuar të kurorës së reformës së tij është reforma e pensioneve. Kjo u bë me një qëllim, që të zvogëlohet subvensioni që shteti jep për skemën e pensioneve. Kanë kaluar 7 vite dhe ku jemi sot. Sot jemi në faktin që subvensioni është rritur nuk është ulur. Reforma e dytë e Ramës është ajo në energjitikë. Nuk ishte reformë, por ishte thjesht kalimi nga një çmim dyfashor  në një cmim unik që nuk përcakton gjë tjetër vetëm rritje të çmimit për 710 mijë familje.

Me polici, dhunë, borxhet janë rritur, nuk janë ulur.

Borxhet totale që i kanë sistemi elektroenergjitik vetëm sistemi publik, është 70 miliardë euro.

Me 30 mijë vetë të arrestuar, 70 miliardi do ishte ulur.’