Zusi: Programi i PD, sistem taksash stil amerikan/ Si do sigurohen 500 mln euro në vit?

Ish zv/ministri i Bujqësisë. Alban Zusi në Çim Peka Live, duke komentuar programin e prezantuar nga Partia Demokratike, është shprehur skeptik në lidhje me disa aspekte të këtij programi

Alban Zusi

Nga materialet e publikuara nga Partia Demokratike ajo që kam mundur të dalloj janë dy materialet kryesore.

Ku materiali i parë ka të bëjë me përmirësimin e klimës së biznesit në kuadër të përmirësimit të sistemit fiskal, me anë të taksimit dhe është edhe një material tjetër që është një mal me premtime të bukura.

Në pjesën e parë, pjesa e formalizmit, taksimit, thjeshtëzimit se si paguhen taksat, është një gjë që duket se është punuar mirë.

Janë progresive, të kohës, dhe më duket pak edhe si stil amerikan

Por ajo që është e diskutueshmë është fatura e atij 500 milionëshit të famshëm.

Nuk ka asnjë lloj argumenti si do të garantohet 500 milonshi.

Nëse themi kemi për të hequr PPP-të ne kemi eksperienca shumë të këqija me këtë pjesë.

Jorida Tabaku

Shqipëria nuk duhet të bazohet te konsumi, por të lëvizë edhe në sektorë të tjerë.

Ne kemi takuar deri më tani 60 grupe interesi.

Çdo gjë ka qenë e studiuar. Kemi takuar 3 shoqata si puna juaj.

Alban Zusi

Ajo që mungon në programin tuaj, mungojnë politikat nxitëse promovuese, të zhvillimit të ekonomisë.

Merrni përsipër të përmirësoni klimën e biznesit. të krijoni barazi-drejtësi.

Këto janë gjëra që të bëjnë të ndihesh mirë, por që nuk të nxisin për t’u zhvilluar.’