Itali/ 422 viktima dhe mbi 13 mijë raste të reja me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë në Itali bën me dije se kanë humbur jetën 422 persona.

Gjithashtu, sipas autoriteteve nga 270,142 teste të realizuara, janë raportuar 13,659 raste pozitivë për koronavirus.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 90,241 humbje jete.

Krahasuar me ditën e djeshme është vënë re një ulje e viktimave nga 476 humbje jetë në 422 ditën e sotme.

Gjithashtu sipas mediave të huaja edhe numri i rasteve vijon të mbetet në rritje.