Gafë e pafalshme, Ajax harron të federojë blerjen rekord në merkato

Më 8 janar të këtij viti Ajaxi zyrtarizoi blerjen më të shtrenjtë në histori, sulmuesin 26-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, Sebastian Haller, për kartonin e të cilit pagoi plot 22.5 milionë euro në arkat e anglezëve të West Ham.

Megjithatë pavarësisht këtij investimi mjaft të rëndësishëm, zyrtarët e klubit kanë bërë një gafë të rëndë, pasi nuk e kanë përfshirë Haller në listën e futbollistëve që janë federuar për të marrë pjesë në Europa League.

Një gabim i rëndë dhe gati-gati i pabesueshëm për të ndodhur në një klub të mirë-organizuar si ai i Amsterdamit, ndërsa trajneri Eric Ten Haag pranoi se sulmuesi Haller është tej mase i zhgënjyer që nuk do të luajë në Europë.

“Është një gabim që nuk duhej të ndodhte, por që tani nuk e zhbëjmë dot. Emri i tij ishte në një listë me të gjithë futbollistët, por gabimisht nuk është selektuar për të bërë edhe listën finale që iu dërgua UEFA-s. Më vjen shumë keq dhe madje mund t’ju them se edhe Haller është shumë i mërzitur për këtë fakt”, deklaroi Ten Haag.