Dedikimi prekës i Kristi Vangjelit për vdekjen e të vëllait: Ishe një luftëtar i madh!

Mbrojtësi i Tiranës, Kristi Vangjeli, humbi ditën e sotme vëllain e tij, Pavlo.

Një sëmundje e rëndë, i ka marrë jetë në moshën 36-vjeçare ish-lojtarit dhe ish-trajnerit, duke sjellë një dhimbje të madhe tek të afërmit dhe tek ata që e njihnin.

E madhe është dhimbja edhe për Kristi Vangjelin, i cili nëpërmjet profilit të tij në “Facebook”, i ka kushtuar disa rreshta vëllait të tij, që tashmë nuk jeton më.

“I dashuri im, paç një rrugë të sigurt! Mbështetja ime, nuk mund ta besoj që të humba kaq shpejt. Sëmundja e rëndë të mposhti ty, por ti nuk u dorëzove asnjëherë. Ishe një luftëtar i madh. Të dua shumë unë dhe engjëjt tanë”, shkruan mbrojtësi.