Ndragheta me zyrtarë rilindas/ Ambasadori italian: Takimi në Romë, ja zhvillimet e rëndësishme për të cilët fola

Zhvillime interesante duket se do të ketë përsa i përket dosjes ku janë përfshirë biznesmenë të lidhur me Ndraghetan italiane dhe zyrtarë të lartë të maxhorancës shqiptare, ku sipas përgjimet flitet për afera të rënda korruptive.

Mëngjesin e sotëm në Romë, raportohet se është zhvilluar një takim midis Prokuorit Kombëtar të Antimafias dhe kreut të SPAK, Arben Kraja.

Në një reagim të tij të fundit në tëitter, ambasadori Italian Fabrizio Bucci e quan këtë takim si një bashkëpunim të shkëlqyer, por pa dhënë më shumë detaje se cila ka qenë referenca e bashkëpunimit në dosjen konkrete.

‘Bashkëpunim i shkëlqyer dhe gjithmonë e më i ngushtë. Flamuri i Italisë dhe ai i Shqipërisë bashkë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit!

Mbledhje sot në mëngjes në Romë midis Prokurorit Kombëtar të Antimafia italiane Cafiero de Raho dhe Drejtuesit të #SPAK  @KrajaArben1. Janë këto “zhvillimet e rëndësishme” për të cilat fola mbrëmë me @ilvanoë’ shkruan ambasadori Bucci.