Efektet e ‘Planit Francez’/ Malltezi në SYRI TV: Turp e faqja e zezë! Piramida është simbol i komunizmit

I ftuar në Intevista e Ditës në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, antari i kryesisë së PD-së Jamarbër Malltezi ka komentuar edhe planin francez për Tiranën, duke e quajtur plani për tjetërsimin e Tiranës.

Ferko: Ditën e sotme ka nisur punimet për transformin e piramidës në funksion të biznese, një pëng e ka qujatur Rama kur ka qënë kryetar i bashkisë. Cilat janë efekte e këtij planit?

Malltezi: Rama preferon ta quajë plani francez, por ajo ishte plani I shkret I eftimit për tjetrsimin e Tiranës. Ata gjetën një Aishe një emigrante me pasaportë franceze e cila i firmoste cdo dokument dhe e quajtën plani francez. Kjo ishte turp e faqja e zezë, por ishte një dokument që disa klientë të Ramës të bëheshin miliarder brenda natës me 20 katëshe dhe të tjerët të ngeleshin varfanjak sepse do ua bënte tokën lulishte. Një rast ishte te ish kinema republika ku ka qënë historikisht legate turke e cila përfitonte të ardhura, ndërkohë që zoti Xhaferri që ishte mik i Ramës I bëri presion familjes pronare private, ose kaloni me mua ose përndryshe te plani frnacez do ua kthej pronën në lulishte dhe do bëj kullë në kinemanë republike që ishte pronë publike dhe prona private u kthye në lulishte.

Te ky plan I Shkrelit dhe Eftimit kishin dy objekte që rama I mbronte me fanatizëm, e para piramida dhe e dyta ish vila e diktatorit. Cdo gjë tjetër Rama e bënte tabularasa le të shkatërrohen, por këto dy objekte I mbronte me fanatizëm dhe patetizëm.

E para, piramida është simbol I komunizmit, e dyta është objekt jofunksional. Cdo arkitekt pyeteni dhe do u thotë që piramida është forma më jofunksionale e mundshme e shfrytëzimit të hapsirës.

Por piramida përdoret në idenë e madhështisë, në idenë e diktaturës, uzurpimit. Janë simbolika diktature, si piramida e faraonëve. Dhe enveri e besonte se ishte faraon dhe donte një piramidë. Duhet ti vente shkelmin gjithë hapsirës publike të Tiranës. Në një vend lirie duhet ta hapnim.

Është një simbolikë diktature që demton ish të përndjekurit, që dëmton pronarin, është një simbol dhune në mes të qytetit. Por ti shkatërrove Teatrin Kombëtar që kishte një symbol të arkitektutës italiane dhe do reabilitosh rivitalizosh një simbol të diktaturës? Kjo është artistikja e madhe e këtij vendi? Jo, ky është një mendim totalitar i mykur që nuk është cliruar dot. Dhe më e keqja është që marrin edhe para të shqiptarëve për të rivitalizuar këtë simbol diktature.