VIDEO/ Fili futet nga stoli dhe shënon gol për Botosanin

Realdo Fili ka gjetur rrugën e rrjetën ditën e sotme me Botosanin në Ligën e Parë në Rumani.

 Skuadra e Filit ishte duke u mposhtur  2-0 ndaj Chindia Targoviste, ndërkohë që sulmuesi shqiptar hapi rrugën e golave për Botosanin në minutën e 26’, duke shënuar një gol shumë të bukur, teksa ishte futur në fushë nga stoli në minutën e 10’.

Pas një krosimi të marrë nga krahu i majtë, Fili e stopon bukur topin, për të lëshuar më pas një gjuajtje të fortë me të majtën, e cila u ndal në fundin e rrjetës.

Kjo i dha zemër ekipit të Botosanit, që gjeti edhe golin e barazimit në minutën e 42’ me Kejta.

Ky është goli i dytë për Filin në këtë vit, teksa gjeti rrugën e rrjetës edhe më 18 janar, në fitoren minimale të Botosanit ndaj Poli Iasi.