Ambasadorja e SHBA Yuri Kim kërkon më shumë rezultate nga SPAK

E ka mbështetur krijimin dhe më pas funksionimin e SPAK që prej ditës që ka ardhur si ambasadore e SHBA në Tiranë.

Ka reaguar përherë në mbështetje të punës së prokurorëve, por kërkon më shumë rezultate në punën kundër krimit të organizuar.

‘Bazuar në informacionin nga SH.B.A, SPAK hetoi me sukses një organizatë të madhe kriminale, duke cuar në burg 17 trafikantë droge dhe konfiskim të pasurive prej 5 milion €. Shpresojmë të shohim SPAK të japë më shumë rezultate kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit’, shkruan ambasadorja Yuri Kim në Twitter.