Mourinho thur elozhe për Ibra-n: Është lojtari më i mrekullueshëm i 20 viteve të fundit

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho ka folur me superlativa për sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic, të cilin e ka patur nën urdhra në kohën e Interit dhe në kohën e Manchester United.

Ish-trajneri i Interit në një prononcim për mikrofonat e një prej mediave zikaltër si “FcInterNeës.it” deklaroi se Ibrahimovic është lojtari më i mrekullueshëm këto 20 vite:

“Champions-i? Të fitosh do të thotë të bësh histori, por ka trajnerë të shkëlqyer që nuk e kanë fituar atë. Ndonjëherë mund të ndodhë edhe me lojtarët, për mua lojtari më i mrekullueshëm i 20 viteve të fundit është Ibrahimovic.

Ai është një lojtar fantastik pavarësisht se është 39 vjeç dhe nuk ka arritur të fitojë kurrë Champions-in. Mund të ndodhë, por kjo nuk do të thotë që nuk je një trajner apo një lojtar fenomenal.”, përfundoi Mourinho.