E mbani mend Paton? Karriera e brazilianit merr një kthesë të pabesueshme...

Ende pa ekip, por së shpejti Alexandre Pato do të transferohet në një kampionat tjetër.

“El Papero” donte të kthehej në Serie A dhe madje pati edhe disa kontakte me klube të ndryshme, mes tyre edhe Genoa. Dëshira e tij natyrisht ishte Milani, por kuqezinjtë preferuan Mandzukic.

E ardhmja e tij duhet të jetë në Azi, ku ai tashmë ka luajtur me Tianjin në Kinë midis vitit 2017 dhe 2019.

Siç është zbuluar nga Asian Football, ish-sulmuesi i AC Milan ka gjetur një marrëveshje për të kaluar në Al Diwaniya SC në Irak.

Padyshim një destinacion i papritur për 31-vjeçarin brazilian, të cilin ne e imagjinonim se do ta shihnim në një kampionat tjetër përveç atij irakian. Kalimi i Patos në Al Diwaniya nuk është ende zyrtar, por nënshkrimi së shpejti mund të bëhet publik. Lojtari gjithashtu ishte në kontakte me klube italiane javët e fundit, por asnjë negociatë nuk mori sukses.

Ish-futbollisti i Milanit duket se është i drejtuar për një lëvizje në Azi, ku më shumë skuadra e kanë kërkuar atë. Iraku mund të jetë destinacioni i tij.