Italia në alarm, varianti britanik i koronavirusit bën 'namin' në zonën veriore

Varianti britanik i koronavirusit ka shpërthyer në një qytetet në Italinë veriore, ndërsa ekspertët kanë bërë thirrje për “vëmendje të veçantë për t’i kushtuar përhapjes së llojeve të reja mutante”.

Më 24 janar, 24 persona, studentë dhe mësues, dolën pozitivë për variantin britanik në qytetin e Cortzano, në të cilin jetojnë 1,400 banorë.

Autoritetet shëndetësore kryen një test diagnostik të koronavirusit mbi 189 persona të tjerë, kontakte të rasteve, thanë ata në një deklaratë sot. Nga këto, 139 rezultuan pozitivë për Covid-19, por vetëm një duhej të trajtohej, ndërsa pjesa tjetër kishte simptoma të lehta.

Institucioni shëndetësor Gimbe paralajmëroi sot se ka rritje të vogël të rasteve në Itali dhe theksoi rreziqet e llojeve të reja.

“Krahasuar me javën e kaluar, ne po shohim një rritje në numrin e rasteve të reja në nëntë provinca,” tha Gimbe. “Këto indikacione na shtyjnë të monitorojmë me vëmendje të veçantë përhapjen e varianteve të reja,” shtoi a