Programi i PD për Arsimin, Basha: Studim dhe kualifikim për studentët e të gjitha profesioneve!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në një takim me pedagogë dhe studentë sot, ka shpjeguar sot Programin e PD-së për Arsimin, një program shumë ambicioz që u shpalos dje prej tij. Në veçanti, Basha ka folur për arsimin e lartë dhe rëndësinë e kualifikimit dual të studentëve të të gjitha degëve, edhe të atyre që duken si më teoriket.

“Me programin tonë “Shqipëria fiton Arsimin”, - tha Basha, - ne synojmë tri objektiva kryesore.

Objekti iI parë ka të bëjë me rininë, që nga fëmijët deri tek të sapodiplomuarit. Në të gjithë treguesit e arsimit shqiptar për fat të keq tetë vitet e fundit Shqipëria ka ecur mbrapa për arsyen kryesore se kanë munguar investimet në arsim.

Investimet janë detyrë e drejtpërdrejtë e qeverisë dhe në këtë drejtim roli I qeverisë që ju me modesti e quajtët arbitër duhet të ishte shumë më  madh dhe në këtë drejtim dhe pikërisht këtë propozon, këtë ofron edhe plani ynë, që është një plan konkret nuk ka aty asnjë premtim, por angazhime të mirëstudiuara dhe të ndërmarra në kuadër të kushteve dhe mundësive që ka Shqipëria për të dalë nga kjo gjendje.

Nuk dua të zgjatet tek aspektet e parauniversitarit,  por dua të fokusohem tek kualifikimi dual në institucionet e arsimit të lartë. Tashmë e dimë që kjo është një përvojë jashtëzakonisht e suksesshme e Perëndimit.

Gjermania shkëlqen me këtë shembull se i mundëson të rinjve jo thjesht të diplomohen, për të dalin me aftësi profesionale për t’u integruar direkt në tregun e punës.

Si çdo përpjekje ku futet edhe praktika kjo është më e kushtueshme dhe këtë e dimë, se degët klasike si Shëndetësia dhe Mjekësia e kanë pasur të ndërtuar brenda, rëndësinë e arsimit dual dhe dhe tani kjo duhet të shtrihet tek gjitha profesionet. Absolutisht tek të gjitha profesionet, që nga ato që duken si më teorike, si Juridiku apo Ekonomiku dhe në veçanti tek profesionet për të cilat ka nevojë më shumë tregu sot si Teknologjia e Informacionit, inxhinieritë dhe të tjera specializime me të cilat ne mund të krijojmë mundësi të jashtëzakonshme për të rinjtë tanë.”