Makina përplas 90 vjeçarin në Fier

Një i moshuar 90-vjeçar është gjetur përtokë pranë dy makinave në qender të qytetit Fier përballë godinës së prefekturës së qarkut.

Policia njoftoi më vonë se i moshuari është përplasur nga një makinë.

Ai është dërguar për mjekim në urgjencë ndërkohe qe policia po kryen verifikimet

Ja njoftimi:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:10, në lagjen “11 Janari”, Fier, shtetasi Sh. H., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ”Skoda”, ka aksidentuar shtetasin B. S., 90 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.