Aksident i rëndë në Belsh/ Makina përplas për vdekje drejtuesin e motoçikletës

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Belsh-Kuçovë. Policia bën me dije se një automjet tip “Volksëagen”,  me drejtuesen shtetasen A.Gj., 39 vjeç, banuese në Elbasan , është përplasur për vdekje me  një motoçikletë me drejtues shtetasin S. B.

“Në aksin rrugor Belsh – Kuçovë, në fshatin Dëshiran mjeti tip “Volksëagen”,  me drejtuesen shtetasen A.Gj., 39 vjeç, banuese në Elbasan , është përplasur  me  një motoçiklet me drejtues shtetasin S. B.,  banues në fshatin Dëshiran.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën  drejtuesi i motoçikletës dhe është plagosur shtetasja Z.Z., e cila ishte pasagjere në motoçikletë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia.