E vërteta mbi kandidimin e të korruptuarëve dhe të inkriminuarëve!

1. Kërkesa e ambasadores së SHBA për pastërtinë e kandidaturave për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit 2021 është e saktë; kjo s’ka asnjë dyshim! Shqetësimi i shqiptarëve dhe për rrjedhojë edhe i BE e SHBA për pastërtinë e kandidaturave për deputet, pra për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme, ka qenë gjithnjë legjitim; askush përveç Ramës s’e ka vënë në dyshim drejtësinë e kësaj kërkese.

Edhe vetë Rama ka qenë dhe është i ndërgjegjshëm së po dhunon një kërkesë demokratike, por këtë veprim e ka bërë dhe bën me vetëdije të plotë, pavarësisht deklaratave mashtruese. Sepse mes zgjedhjeve të lira ë të ndershme ka zgjedhur gjithnjë ‘zgjedhjet e manipuluara’ sepse kështu ka menduar se pavarësisht revoltës qytetare dhe kritikave nga perëndimi më i rëndësishëm për të ka qenë dhe mbetet mbajtja me çdo mjet e mënyrë karriges së pushtetit...

2. Pastërtinë e kandidaturave, pra jo të korruptuar dhe jo të inkriminuar në zgjedhje, në parlament apo në administratën publike, që Ramës sot me shumë të drejtë po ia kërkon edhe Yuri Kim dhe ja ka kërkuar me forcë edhe BE para 4 vjetëve, ja kam kërkuar vazhdimisht unë, prej 12 vjetësh që nga viti 2009, në mënyrë energjike e duke bërë shumë sakrifica kur të gjithë heshtnin... Për këtë qëndrim jam krenar por për të thënë të vërtetën kam qenë i kuptuar vetëm nga një pakicë individësh nga politika e qytetaria, për rrjedhojë edhe i mbështetur vetëm nga një pakicë qytetarësh të ndershëm, ndërkohë që shumica heshtnin dhe vazhdonin të shikonin punët e tyre...

3 Cili ishte rezultati 8 vjet pas 2013, pra pas 2 mandateve të Rilindjes së pushtet, që në realitet janë 12 vjet ‘kritika’ që vijnë nga brenda dhe jashtë që nga 2009, kur Rama për herë të parë do të vendoste me një synim e strategji të qartë oligarkët në listën e kandidaturave për deputet:

  • Rama veproi me synim te qarte për të ruajtur e forcuar karrigen e tij në krye të pushtetit, të kandidonte oligarkët në 3 palë zgjedhjesh, pra të korruptuar, të inkriminuar e trafikantët;
  • Rama goditi deri në përjashtim nga partia, kundërshtarët, mua dhe disa mbështetës ‘kritikë’ të palëkundur të qëndrimeve të tij të ndërgjegjshme ‘pro-oligarkike’ thjesht e vetëm për të fshehur të vërtetën që i digjte shumë. Fatkeqësisht tërësia rilindase por edhe disa socialistë, jo vetëm heshtën por edhe e mbështetën;
  • Rama arriti kështu të gënjejë e mashtrojë jo vetëm një pjesë të madhe të votuesit shqiptarë por edhe ndërkombëtarët duke i mashtruar me gënjeshtrën se ‘e gjitha kjo histori e kandidaturave me probleme s’ishte fare e vërtetë apo në rastin më të keq kishte ndodhur pa dijeninë e tij dhe se shumë shpejt do ta korrigjonte këtë defekt’... Shumica e pranuan në heshtje këtë mashtrim të radhës, të trashë, pavarësisht paralajmërimeve të tona të forta që mbetëm një pakicë intelektuale, e vendosur dhe e ndershme... 

4. Sot, pas 12 vjetësh, jemi këtu ku jemi dhe kur Rama në thelb s’ka ndryshuar asgjë nga lidhjet e tij të ngushta me të korruptuarit, të inkriminuarit dhe trafikantët duke vazhduar ti mbajë afër, dhe të ‘ushqejë’ kërkesat e tyre në shkëmbim të blerjes se votave dhe kërcënimit të votuesve...Por meqë shumica e qytetarëve shqiptarë dhe pothuajse shumicës së partnerëve ndërkombëtare e kanë të qartë se çfarë ka bërë dhe po bën Rama, pra thënë ndryshe i ka dalë boja, nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të sulmojë opozitën, median realiste dhe shumicën e shqiptarëve, por edhe BE e SHBA për të mbrojtur oligarkët me të cilët ka fituar e mban pushtetin e madje po përpiqet me të gjithë marifetet të sigurojësë bashku me ta një mandat të tretë, me të vetmin synim, karrigen e tij personale.

5. Ka ardhur momenti, pas 12 vjetësh, me shpresën që tanimë shumica e shqiptarëve janë sqaruar e ndërgjegjësuar për gjithçka ka ndodhur dhe unë se bashku me miqtë e të ndershëm kemi thënë e paralajmëruar, për ta hedhur në koshin e plehrave këtë të KEQE e rrezik kombëtar për të ardhmen e vendit që ndodhet ne udhëkryq...

6. Vetëm bashkimi dhe veprimi me vendosmëri kundër së Keqes është zgjidhja...Vetëm kështu do të mund të kishte hapësirë për të ndrequr e korrigjuar çdo defekt që me shumë të drejtë shumëkush e  vlerëson dhe e ngre me forcë sot. Nuk duhet pritur 12 vjet të tjera për tu ndërgjegjësuar për nevojën e bashkimit të madh për të shporrur të KEQEN... Kjo duhet të bëhet SOT... Nesër do të ishte shumë vonë... Aq më tepër që Rama kërkon me dredhi e  ‘ulërima’ pushtetin deri në 2030 për ta shndërruar të Keqen në të pakthyeshme.

?