EMRAT/ Masakra me tre të vrarë në Elbasan, zbulohet autori

Identifikohet dhe shpallet në kërkim ndërkombëtar një nga autorët e vrasjes së trefishtë të ndodhur në vitin 2018, në Elbasan. 

Behte fjalë për ngjarjen ku mbeten të vrarë Endrit Alibej 34 vjeç dhe  Arben Dylgjeri 56 vjeç, të dy nga Elbasani si dhe shtetasi turk Erdal Duranay, 51 vjeç.

Autori i dyshuar dhe i shpallur në kërkim është Mikael Qosja.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan

Vijon puna hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim ndërkombëtar një nga autorët e vrasjes së trefishtë të ndodhur në vitin 2018, në Elbasan. 

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pas një pune të mirëfilltë hetimore bënë të mundur identifikimin e një prej autorëve të ngjarjes së ndodhur në datën 29.12.2018, në fshatin Bradashesh, Elbasan, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit E. A., A. D. dhe T. D.

Si rezultat i hetimeve të kryera, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u bë shpallja në kërkim ndërkombëtar e autorit të dyshuar, shtetasi:

M. Q., 35 vjeç, i dyshuar për veprat penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese" e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.