Aulona Musta nuk i mban dot lotët teksa flet për humbjen e personit të dashur

Aulona Musta ishte e ftuar natën e mbrëmshe në emisonin  ‘E ardhmja është vajzë’.

Ndër të tjera , moderatorja u ndal tek një person që ka lënë jo pak gjurmë në jetën e saj, gjyshja.

Teksa foli për disa nga kujtimet e shumta me të, moderatorja nuk i mbajti dot lotët.

Ajo tegoi se është rritur nga ajo dhe se jetonin në një shtëpi.

“Jam rritur me të, ka jetuar te ne për shumë vite. Më çonte në shkollë, deri në klasë të tetë më çonte nëna në shkollë’, tregoi Aulona teksa nuk i mbajti dot as lotët.

Duket se marrëdhënia e moderatores me gjyshen ka qenë mjaft e afërt, dhe mungesa e saj i ka lënë shumë boshllëk në jetë.